KRYESORESPORT

Champions/ Përplasje titanësh në playoff, City-Real Madrid: evitohet derbi Juve-Milan

Shorti i playoff në Champions League ka sjellë përplasje të mëdha, edhe pse të paktën një e tillë ishte e pashmangshme. Manchester City do të përballet me Real Madrid, në supersfidën e këtyre playoff. Nuk dihet nëse Guardiola do të kishte preferuar më mirë Bayern Munich se gjigantët spanjollë, por verdikti është ky.

Evitohet derbi italian në play-off të Champions League: Juventus i teknikut Thiago Motta do të përballet (përsëri) me PSV Eindhoven, ndërsa Milan është tërhequr për të luajtur kundër Feyenoord. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa kuqezinjtë atë të kthimit.

Sfida kundër Bruges do të jetë pengesa drejt 1/8 për Atalantën e teknikut Gasperini, e cila fillimisht do të fluturojë në Belgjikë dhe më pas do të luajë për kalimin në çerekfinale në shtëpi në ndeshjen e kthimit.

Këto janë gjashtëmbëdhjetë ekipet që janë kualifikuar mes vendit të nëntë dhe të njëzet e katërt në fazën e kampionatit të Ligës së Kampionëve. Sipas renditjes, çifte ekipesh tashmë ishin përputhur dhe shorti i Nyon ka përcaktuar se cilat ekipe do të përballen për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Ka shkuar mirë për PSG që ka gjetur përballë Brest në një derby francez, pa pasoja për klubin e sheikëve. Buzëqeshin bavarezët që në vend të City kanë peshkuar Celtic. Sfidë shumë më impenjative për Borussia Dortmund, që do ta nisë në transfertë me Sporting, ndërsa Monaco do të presë skuadrën tjetër të Lisbonës, Benfica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button