Milani feston 41 vjetorin e Zlatan Ibrahimovic dhe i bën dhuratë një dedikim special. Teksa priste që të mund ta përqafonte sërish në fushë, klubi kuqezi ka dashur ta urojë sulmuesin suedez. Ibra, pavarësisht kartës së tij të identitetit, vazhdon të nxitojë të rikthehet në fushë. Për shtatlartin karizmatik do të ishte mundësia të luajë sezonin e tij të 28-të si profesionist. “Nuk bëjnë më si… ai – ishte mesazhi i Milanit në rrjetet sociale -. Me një fjalë, unik. Kalofsh një ditëlindje hyjnore”.
DHURATË VETES PËR DITËLINDJE? DY FERRARI
Zlatan Ibrahimovic zakonisht i dhuron vetes një supermakinë për çdo ditëlindje. Por këtë vit ai ka dashur ta ekzagjerojë dhe të vendosë dy Ferrari të reja në garazhin e tij. Kjo dhuratë u bë e ditur nga vetë suedezi në rrjetet sociale, kur postoi një foto të dyfishtë. Qendërsulmuesi i Milan ka blerë një Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A. I pari kushton dy milionë euro dhe do të prodhohet në vetëm 599 njësi, i dyti kushton në listën e çmimeve 578 mijë euro.