Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDenoncimi nga Povelça: Ujë ka, por vadisin tokat, depot afro 10 vjet...

Denoncimi nga Povelça: Ujë ka, por vadisin tokat, depot afro 10 vjet pa u pastruar

Povelçë – Depot e ujit mbi 5 vjet pa u pastruar, banorët e Hoxharër së Re dhe të Povelçës pa ujë në rubinetat e banesave.
Pensionistia: Punonjësi i ujësjellësit që nga muaji Maj ujin e depos ua kalon atyre që vadisin tokat, ne pa ujë në banesa.

Fshatrat Hoxharë e Re dhe Povelçë janë 3 km larg nga njëri – tjetri dhe në këto dy fshatra banojnë afërsishtë një mijë e pesëqindë banorë. Ata furnizohen me ujë të pijshëm nga i njëjti tubacion magjistral ku furnizohen depot kryesore e që andej banesat e tyre.

Banorët thonë se në banesa kanë vetëm as 2 orë ujë në 24 orë por ai nuk bën as për të larë ndërsa për të pirë e gatuar e marrin në autobote apo puse që kan hapur privatisht. Depot e ujit kanë mbi 5 vjet që janë pa u pastruar e klorifikuar, thonë ata.

Një pensioniste shkon më tej kur përveçse pohon se uji është i pa përdorshëm edhe pse ka filtër uji në hyrje të banesës, uji  përdoret vetëm për të larë sepse edhe dushet e lavatriçet janë prishur disa herë.
Ajo akuzon punonjësin e ujësjellësit që kontrollon depon e ujit se që nga muaji Maj ai ujin që vjen per banorët ua kalonë atyre që merren me vaditje tokash

Edhe pse janë ankuar në organe drejtuese e ujësjellësit askush asnjëherë nuk ka marr masa për normalitetin e situatës, ujë ka por ai nuk klorifikohet dhe shkonë për të vaditir tokat, nuk u shkonë banorëve në banesa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME