Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAEmigrantët në Shëngjin/ ANSA ngre alarmin: 13.5 milionë € vetëm për qiranë...

Emigrantët në Shëngjin/ ANSA ngre alarmin: 13.5 milionë € vetëm për qiranë e një anijeje

Mediat italiane ngrenë alarmin për kostot e fryra të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për sjelljen në vendin tonë të emigrantëve të kapur në detin Mesdhe. Në një shkrim të gjatë të agjencisë prestigjioze ANSA thuhet se vetëm marrja me qira e një anijeje për transportin e emigrantëve në Shëngjin do të ketë kosto të mëdha.

“Mund të na kushtojë 150 mijë euro në ditë marrja me qira e një anijeje për transportimin e emigrantëve nga Deti Mesdhe në portin e Shëngjinit. Qeveria italiane e ka vendosur tavanin maksimal të shpenzimeve për këtë shërbim në 13.5 milionë euro pasi ka bërë një “konsultim paraprak të tregut” të nisur më 30 maj nga Ministria e Brendshme për zbatimin e protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës” – thuhet ndër të tjera në shkrim ku nënvizohet se “opozita po flet prej ditësh për një blof elektoral prej 800 milionë eurosh”.

Këtyre kritikave, Meloni u është përgjigjur vazhdimisht me pretendimin se projekti i transferimit të emigrantëve është “strategjik” dhe “po udhëheq rrugën e Evropës”, sepse “mund të ndryshojë shumë në politikën e menaxhimit të migracionit në BE”.

ANSA thotë se hapja e planifikuar për në datën 20 maj është shtyrë. “Punimet në dy kantieret nuk kanë përfunduar ende dhe u janë besuar inxhinierëve ushtarakë italianë” – thuhet në shkrim ku citohet edhe reportazhi i emisionit Report në RAI3 se puna do të përfundojë në nëntor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME