Detaje/ Vrasje në Shkodër, ja kush është viktima (video)

Policia e Shkodrës dha detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në këtë qytet. Një person u ekzekutua me armë zjarri përpara një lokali pranë kinema “Republika” në qendër të qytetit.
Viktima është identifikuar me inicialet Kristian Kola, 34 vjeç. Mediat raportojnë se autorët kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr duke lëvizur me një motor të zi dhe me skafandra në kokë. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë
Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri Kristian Kola, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.









