Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunë, alkool në timon, ja arrestimet në 24 orët e fundit në...

Dhunë, alkool në timon, ja arrestimet në 24 orët e fundit në Fier.

Fier – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Lushnjë/Vodhi një shumë parash, në një banesë, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që u kap me paratë e vjedhura dhe me cannabis sativa me vete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi H. P., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vëniën në pranga të autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Në momentin e arrestimit, 46-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e parave të vjedhura dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. R., 18 vjeç dhe R. A., 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolleve, iu janë gjetur dhe sekuestruar nga 1 shkop bejsbolli, secilit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen P. M., 35 vjeçe, banuese në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 55 vjeç, banues në Portëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin K. L., 33 vjeç, si dhe e ka goditur atë, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Y., 38 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 14-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME