AKTUALITET
Dhunoi gruan, ndalohet nga policia 35 vjeçari

Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 35 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. T., 40 vjeç, banues në Pirrë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 26 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.