Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Dosja 184” dhe “21 Janari”/ Standarti i dyfishtë i Edi Ramës me...

“Dosja 184” dhe “21 Janari”/ Standarti i dyfishtë i Edi Ramës me përgjimet

Ende nuk dihet origjina audio-përgjimit të gardistëve në 21 Janar 2011. Deri tani gazetari Artan Hoxha ka publikuar vetëm një fragment në video për të provuar ekzistencën e tyre.

Siç duket në filmimin më lart është momenti kur babai i Aleks Nikës i dëgjon ato në shtëpinë e tij.

Prokuroria ende nuk e kishte administruar kasetën për verifikim, kur kryeministri Edi Rama i quajti ato “një fakt i ri që bërtet për drejtësi”.

Në disa konferenca rresht Elisa Spiropali, Ulsi Manja dhe Taulant Balla e konsideruan materialin një “fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK”, pasi aty provohet urdhri i vrasjeve të katër protestuesve Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrto dhe Ziver Veizi.

Por ky nxitim i Edi Ramës dhe vartësve të tij s’ka se si të mos jetë në kontradiktë të fortë me ato çfarë është thënë në të kaluarën, në situata të ngjashme.

I tillë është reagimi për audio-përgjimet që publikoi Bild për dosjen 184 dhe 339. Katër vite më parë, kryeministri i zhvlerësoi ato si “një sallatë fjalësh”.

Jo vetëm kaq, por Rama i përcolli ato si një “përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve” megjithëse origjina e tyre ishte pjesë e një dosjeje hetimore me vendim të gjykatës.

Si për ironi, ndërsa i kujtojnë Berishës deklaratën se ai do të bënte të njëjtën gjë në 21 Janar, ia vlen të sillet në kujtesë mesazhi i Edi Ramës pasi i doli telefonata me një person që blinte vota në Dibër. Edhe kryeministri Rama tha se “këtë bisedë do e bëja prapë njësoj”. (Tweet më poshtë)/Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME