Uncategorized

Driblime/ Armando Broja shpallet lojtari i tretë më i mirë në Premier League

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe ka nisur nga puna për t’u rikthyer më i fortë.

Sulmuesi po përgatitet në palestër fillimisht dhe besohet se deri në maj, lojtari mund të jetë gati për Chelsean. Por nëse në Shqipëri kanë ende dyshime për aftësitë e këtij futbollisti me topin zotërim, aq sa disa herë e quajnë me vetëbesim të tepruar, ndryshe mendojnë të huajt.

“Sportskeeda” ka shpallur listën e lojtarëve që kanë kryer driblimet më të suksesshme në Premier League deri në muajin dhjetor të 2022. Armando Broja gjendet në vendin e tretë në këtë listë dhe kjo do të thotë shumë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button