Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ Ja kush është fieraku i arrestuar me trafikantin më të madh...

Emri/ Ja kush është fieraku i arrestuar me trafikantin më të madh ekuadorian (fotot e vidio)

Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Ekuador, bashkë me një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës.

Mësohet se bashkë me ‘Gato Farfán’ është prangosur dhe 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.

Emilio Farfan njihet si trafikanti më i madh i drogës në Ekuador dhe një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, Juan Zapata tha se investigimi për ‘Gato Farfan’ zgjati 18 muaj. Sipas tij, Farfan është përgjegjës për disa prej masakrave më të rënda në burgjet e Ekuadorit dhe disa prej vrasjeve më të dhunshme në vend.

Mësohet se Farfan u arrestua për llogari të autoriteteve amerikane, ndërsa ishte sanksionuar më herët prej Uashingtonit së bashku me një drejtues të kartelit Sinaloa. Sipas SHBA, Farfan është një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë. Ai trafikonte shumicën e drogës nga Ekuadori për në SHBA dhe në Europë.

Interesant është fakti se paralelisht me prangosjen e tij në Kolumbi, në Ekuador u organizuan disa bastisje për llogari të këtij operacioni. Ministria e Brendshme e Ekuadorit tha se gjatë këtyre bastisjeve u sekuestruan telefona satelitorë, GPS, 319 mijë dollarë dhe u arrestua një person nga Shqipëria.

Një nga banesat e bastisura ishte një fortesë, që kishte dyer të blinduara dhe katër kasaforta brenda. Farfan pritet të ekstradohet drejt SHBA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME