Emrat/ Plαgoset me αrmë 29-vjeçari në Orikum, identifikohet autori

Të shtënα me αrmë zjarri ka patur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Policia njoftoi se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e një karburanti. Sipas policisë i plagosuri është një 29 vjeçar i identifikuar si Sildi Velaj. Të njëjtat burime thanë se është identifikuar edhe autori, Qerim Bello. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtimin nga mjekët.
“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj, 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar” – njofton policia.









