AKTUALITET
Emri/ Aksident fatal në Kallm të Vogël, makina del nga rruga, humb jetën 63-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Një mjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, Baftjar Buzi 63-vjeçar banues në Kallm të Vogël.
Sipas policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të makinës.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.









