Erdit Hazizaj kandidati I PD për bashkinë e Rroskovecit një ndër prioritetet kryesore do të jetë mbështetja për fermerët, blegtorët e zones. Pasi ka punuar e biseduar me specialistë bujqësie të zonës, duke komunikuar e dëgjuar me kujdes banorët e zones, kandidati për kryebashkiak ka ngritur një strategji për fermerët dhe blegtorët e zones së Rroskovecit sipas vendeve ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Nga biseda me kandidatin mësojmë se pjesa e femerëve të zones së Sukut 1 dhe 2, Arapaj, Strumit, dhe zonave të tjera që aktivitetin e tyre kryesorë e kanë me serat do ti mbështesi duke u ulur taksën e tokës dhe atë të vaditjes, do të bashkëpunojë ngushtë me drejtoritë e bujqësisë dhe Ministrinë e linjës për gjetjen e tregjeve të reja për shitjen e prodhimeve të tyre jo vetëm në rajon e Ballkanin Perëndimor por sidomos në tregje europiane pasi vendet e Europës perëndimore kanë nevojë për prodhimet bio të fermerëve të kësaj zone, por nga ana tjetër kandidati Hazizaj do të kërkojë ndershmëri nga ana e tyre në përdorimin me kujdes të pesticideve që të mos bëhen shkak që ndonjë I pakujdesshëm të bëhet shkak për bllokimin e shitjes së prodhimeve të fermerëve të ndershëm, pra për një të pandërgjegjshëm të digjen të tjerët.
Nga ana tjetër ndihmesa e kandidatit për kreun e bashkisë do të jetë që për fermerët e zonave kodrinore që kultivojnë ullirin, do të bashkëpunojë që të ketë rrugë kryesore çdo lagje në fshatra që të shkojnë në tokat e tyre dhe të kenë mundësinë e nxjerrjes së prodhimeve të tyre nëga tokat ku i kanë në rrugë kryesore e më tej drejt fabrikave të përpunimit apo tregjeve, por kjo arrihet duke patur mirësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes përfaqësuesve të shtetit por edhe fernerëve dhe bashkëfshatarëve mes njëri tjetrit. Tepricat e vajti të ullirit të mos e mbajnë në bodrume e kasolle në enë të pa përshtatëshme por në pika grumbullimi e më tej në tregjet e vendeve të Europës
Pastrimi I kanaleve kulluese, kanaleve vaditëse , ndërhyrja duke bashkëpunuar me pikat e grumbullimit në likujdimin në kohë të fermerëve që çojnë prodhimet në këto pika do të jetë një ndër prioritetet e kandidatit për të qënë në krah të fermerit e sipërmarrësit e zones duke krijuar një mirëkuoptim e harmoni mes tyre.
Pas dore dhe në qëndër të vemendjes Erditi do të ketë bashkëpunimin me siprmarrësit e fabrikave të përpunimit të qumështit duke rikthyer vëmendjen tek blegtorët sepse gjedhët e të imtat po zhduken, duke kthyer traditën e dikurshme që të rritet numuri I gjedhëve dhe të imtave pasi shtimi sjell sasi dhe cilësi, ti thuhet stop prodhimeve nga rajoni si I qumështit të pluhurit , por prioritet të ketë podhimi vendas, dhe të rritet sadopak çmimi I blerjes së qumështit nga fabrikat e përpunimit por edhe subvencioni nga ana e shtetit për ta.
Kandidati për kreun e bashkisë Rroskovecit nga PD Erdit Hzizaj është I hapur dhe bashkëpunues duke mirëpritur çdo mendim e sugjerim të bshkëfshatarëve të vet, specialistëve të fushave të tilla që do të jetë në të mirën për ecurinë e çuarjen përprara të punëve të ndryshme në bujqësi për fernerët e blegtorët e zones.