AKTUALITET
Fenomeni i baticës, përmbyten biznese e banesa në Orikum

Vija bregdetare e Orikumit është përballur ditën e sotme me një fenomen të çuditshëm natyror, i cili ka shkaktuar panik tek banorët. Deti është ngritur mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës. Si pasojë e kësaj janë përmbytur disa banesa dhe biznese.
Bëhet me dije se nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore. Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës, erës së fortë dhe detit me dallgë.








