Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFermerët e Visokës "nisin refugjat" vajin e ulllirit, "e pagëzojnë me dokumenta"...

Fermerët e Visokës “nisin refugjat” vajin e ulllirit, “e pagëzojnë me dokumenta” greke dhe italiane. (vidio)

Patos & Mallakastër – Nuk ka si të ndodhi ndryshe, kur ka super prodhim dhe shteti nuk ka politika për fermerin, por ai do ta gjej një zgjidhje. Tonelata vaj ulliri po mblidhen nga biznesmenë grek dhe italian duke e shitur në vendet e tyre si prodhim vendas

Ky automjet i tonazhit të rëndë sapo ngarkoi nga kjo fabrikë prodhimi vaj ulliri 10 ton vaj dhe u nis për në drejtim të Italisë. Si ky me dhjetra të tjerë janë nisur edhe në drejtim të Greqisë dhe këtë gjë na e thonë banorët e Ofiçinës, Patosit Fshat, Kasnicës, Visokës, Belishovës etj të cilët edhe pse e kan shitur me 350 lekë të reja litrin janë të pa kënaqur dhe kjo për qeverinë dhe politikat e saj duke mos ju siguruar treg dhe pika grumbullimi.

Banorët e zonës pohojnë se pjesa më e madhe e kanë dhënë edhe pse me çmim të ulët, javë më parë erdhi një biznesmen grek ndërsa tani është një italian që ishin lidhur me fabrika të prodhimit të vajit ullirit që e grumbullonin dhe më pas e transportonin drejt Greqisë dhe Italisë me automjete të tonazhit të rënd.

Faik Malaj është një banor i Patosit Fshat i cili nuk ka rënë dakort ta shiste me atë çmim edhe pse ja kanë kërkuar pronarët e fabtikave. Ai e ka mbajtur, plot 3 ton vaj ulliri i ka në dhomën e gjumit të djalit emigrant si dhe në depon poshtë banesës.

Pronarë fabrikash që janë të shumta në këto fshatra pohuan jashtë kamerave se shteti duhet të gjej urgjentisht tregje ose pika grumbullimi dhe vaji i ullirit të shitet jasht sepse po ua marin fshatarëve me 350 lekë litri dhe po shitet 13 deri 18 euro litri në Greqi, Itali, Gjermani, Francë duke u certifikuar si prodhim grek apo italian.


Lajmin e konfirmojnë banorë të zonës por edhe inxhinjeri i naftës Edmond Bejtaj i cili ka kryer dhe postim , status në llogarinë e tij në rrjetin social facebook pasi punon më zonën naftënxjerrëse të Visokës. Inxhinjeri shkon më tej kur pohonë se tashmë janë edhe tregtar italianë që po enden nga zonat e Vlorës për të marr sasi të mëdha vaj ulliri për ta çuar në Itali ku e përpunojnë dhe ambalazhojmë duke e shitur si prodhim të ryre.

Ja dhe postimi i inxhinjerit të naftës Edmond Bejtaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME