Uncategorized
Festa e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë
Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të madhe ndaj Çekisë në “Air Albania” dhe tashmë është me një këmbë në Kampionatin Evropian për herë të dytë. Kombëtarja shqiptare shkëlqeu dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.
Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”.
Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre. “3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, – shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.