Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFesta e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë

Festa e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të madhe ndaj Çekisë në “Air Albania” dhe tashmë është me një këmbë në Kampionatin Evropian për herë të dytë. Kombëtarja shqiptare shkëlqeu dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.

Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”. 

Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre. “3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, – shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.

https://www.facebook.com/reel/675369697889916

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME