MAGAZINË
FOTO/ Rita Ora merr vëmendjen me trupin e tonifikuar: Gati në fund të verës

Rita Ora ka ndarë disa foto me bikini nga pushimet e saj verore në Ibiza, ku ka shijuar detin dhe ka festuar ditëlindjen e 50-të të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Këngëtarja 34-vjeçare u pa duke kaluar ditë në plazh me miqtë, ndërsa në një prej fotove ajo shfaqej me bikini të zeza, syze të mëdha dielli dhe një kapele.
Më vonë, për një dalje në mbrëmje, Rita veshi një fustan transparent të gjatë, të cilin e kombinoi me një çantë të madhe kashte, shkruan media.
“Gati në fund të verës”, shkruan Rita Ora.











