Për muaj të tërë, autoritetet amerikane të Tenesit ishin në kërkim të një të arratisuri, të kërkuar në lidhje me një vrasje në Memphis në muajin prill. Ai u gjet të hënën, pasi u rrëzua nga tavani i shtëpisë ku fshihej.
Deario Wilkerson, 20 vjeç, nuk pësoi lëndime pasi u rrëzua nga vendi i tij i fshehjes në papafingo. Wilkerson u dërgua në paraburgim me akuzat për “vrasje të shkallës së parë” dhe “rrezikim të pamatur me një armë vdekjeprurëse”.
Ai ishte një nga tre të dyshuarit e identifikuar në lidhje me të shtënat fatale ndaj Troy Cunningham në Memphis më 2 prill. Tre personat dyshohet se vodhën armën e Cunningham. Më pas ai u qëllua me plumb pas shpine në kokë teksa tentoi të ikte.
Dy të dyshuarit e tjerë tashmë janë arrestuar. Urdhër-arresti ndaj Wilkerson ishte lëshuar në maj. Rasti i tij më vonë u transferua në një hetim për të arratisurit.
Ai u gjurmua në një rezidencë në Memphis dhe autoritetet rrethuan shtëpinë. Wilkerson u përpoq të fshihej në papafingo përpara se të binte nga tavani. Nuk dihet ende nëse ai ka marrë shërbimet e një avokati. Ai nuk ka bërë ende në një deklaratë. ©BBC, LAPSI.al