Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËFurtunë në PS/ Bëmat e Rrajave, shkarkimi i Çuçit, kërkesa për arrestimin...

Furtunë në PS/ Bëmat e Rrajave, shkarkimi i Çuçit, kërkesa për arrestimin e Ahmetajt!

Ditë dhe orë intensive në kampin e PS. Zhvillimet e fundit kanë implikuar disa prej përfaqësuesve të PS me ngjarje nën hetim nga drejtësia, duke sjellë ndryshimet në qeveri.

4 ditë u bënë nga dhuna brutale që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja, për shkak se ata ishin ankuar për guroren në pronësi të tyre në Borizanë, ngjarje që çoi në dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja dhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Rama kërkoi zëvendësimin e Çuçit me kreun e grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretaruar ditën e sotme kërkesën për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm.

Por edhe pas këtyre zhvillimeve që tronditën publikun, në kampin e PS-së nuk ka qetësi. Sot SPAK i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj një nga eksponentët e rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Kërkesa me firmën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe dokumentet pritet që t’i kalojnë menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet nesër dhe kjo e fundit më pas vë në dijeni deputetin. Më pas deputeti do të lajmërohet dhe ai ka të drejtën për t’u mbrojtur.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për arrestimin. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Më pas çështja i kalon seancës plenare. Ashtu siç e detyron Kushtetuta Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit. Edhe pse votimi duhet i hapur, diskutimi mund të bëhet me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave nëse kjo konsiderohet e domosdoshme.

Rregullorja e Kuvendit parashikon edhe rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për kërkesën për arsye të ndryshme, atëherë brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kjo e fundit konsiderohet e rrëzuar.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, mbi ish zv.kryeministrin Ahmetaj rëndojnë 3 akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Akuzat ndaj Arben Ahmetajt:

-Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë

– Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, 6 herë.

-Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim, më shumë se një here.

Hetimet ndaj Ahmetaj kanë nisur në Shtatorin e vitit të kaluar për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria hetoi rolin e tij për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë, në muajin Shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 2 akuzat e tjera.

Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyre indirekte prej tij.

Ish-ministri ka zhvilluar një betejë në të 3 shkallët e gjyqësorit për kontrollin e ushtruar në vilën në Hamallaj të bashkëjetueses së tij. Por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar rekursin e tij me argumentin se kontrolli nga SPAK, ishte i ligjshëm

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME