Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETVitamina U dhe të mirat e saj shëndetësore

Vitamina U dhe të mirat e saj shëndetësore

Vitamina U është një term i krijuar në fillim të viteve 1950 pēr të identifikuar një pērbërës në lëngun e lakrës. Pavarësisht nga emri i saj, vitamina U nuk është një vitaminë e vērtetë, por një derivat i aminoacidit metioninë. Nuk dihet shumë për vitaminën U por dihet se është e disponueshme veçanërisht në perimet si lakra, brokoli dhe lakra e Brukselit.

Përftimet dhe përdorimet e vitaminës U lidhen kryesisht me përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit, mbrojtjen nga alergjitë ushqimore, uljen e kolesterolit dhe
përshpejtimin e shërimit të plagëve Megjithatë, hulumtimi është i kufizuar.

Vitamina U nuk është e qëndrueshme në temperatura të larta, prandaj përpunimi termik i ushqimit do te çonte ne dekompozimin e tij. Një nga dobitë kryesore tẽ kësaj vitamine është efekti i saj në stomak, pra ulcera e stomakut, kēshtu që shkronja”U” në emër i referohet treguesit parësor të saj

Vitamina U, gjithashtu mund të mbrojë mushkēritë, mělçinë dhe veshkat tuaja nga dëmtimi, ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, por nevojiten më shumë kērkime shkencore, ofron mbrojtjeje kundër rrezeve ultraviolet të diellit, si dhe të përshpejtojë shërimin e plagëve

Bazuar ně këto gjetje, sugjerohet që kompanitë kozmetike mund ta shtojnë atë në disa kremra, serume, maska për fytyrën dhe produkte të tjera. Për shkak të hulumtimeve
të kufizuara, rekomandimet për dozën e vitaminës U nuk janë vendosur. Kjo do tě thotë se studime të mētejshme janë të nevojshme. Nděrkaq, me ndryshimin e stinës, organizmi ka nevojë për shumë ushqyes vitamina e minerale që të përshtatet me angazhimet ditore. Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell pēr një afat të caktuar kohor. Megjithatë ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufızuar të trupit ně rrezet e diellit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME