Është kompletuar Grupi B ku është Shqipëria U21. Shqipëria do të luajë ndaj pesë herë fitueseve të Kampionateve Evropiane, Spanjën, Italinë, dhe Finlandën. Finlanda ishte në grup me Kosovën U21, në kualifikimet e rregullta.

E përfundoi Grupin A me 23 pikë në vendin e dytë. Në Grupin A, Serbia, organizatorja tjetër e ngjarjes kontinentale, do të luajë ndaj Anglisë që i ka fituar dy edicionet e fundit. Në këtë grup janë edhe Franca dhe Polonia. Franca është një herë fituese e “Euro U21”, në vitin 1988. Ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit kishte zgjedhur Bekim Balajn si ambasador të vendit tonë, për Europianin e 21-vjeçarëve që do të organizohet me Serbinë. Sulmuesi i Vllaznisë ishte dje në Beograd, për shortin e orës 18:30. Plot 12 vite më parë, Balaj ishte pjesë e heronjve të Shqipërisë në Serbi. Një sfidë që u ndërpre pas dhunës nga serbët, ndërsa kuqezinjtë fituan 0-3 në tavolinë. Ndërkohë Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e grupit B në short.

Ekipi i Alban Bushit ndodhet në vazon e katërt. Asnjëherë gjatë kompeticionit të verës së ardhmen, nuk do të luajë në Serbi. Po në prag të shortit “Grupi artistik Una Saga Serbica performoi në përmbyllje të ceremonisë së shortit të fazës finale. Performanca përfshiu një kolazh këngësh serbe dhe shqiptare, duke festuar traditat muzikore të të dyja kulturave përmes kërcimit.

Grupi A

Serbia, Polonia, Anglia, Franca

Grupi B

Shqipëria, Spanja, Italia, Finlanda

Grupi C

Çekia, Portugalia, Greqia, Kroacia

Grupi D

Norvegjia, Belgjika,  Gjermania, Holanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts