Gazetari i njohur i të përditshmes së madhe gjermane Frankfurter Allgemagne Zeitung, i cili publikoi dje një analizë therrëse për Vuçiçin dhe ngjarjet ne Kosovë, nuk e ka kursyer as kryeministrin tonë për qëndrimet e tij ndaj Beogradit. Michael Martens artikullin e të cilit Lapsi.al e publikoi dje në shqip (shiko poshtë) e ka masakruar Edi Ramën në nje status ne “x”.
Analiza e fortë e FAZ: “Loja e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit”
“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq”. Pashiq është një politikan i njohur serb i fundit të shekullit ta XIX dhe fillimit të shekullit XX qe kisht evene bast për eleminkmin e shqiptarëve. Pilërisht për këtë krahasimi i Martens është tejet therës.
Michael Martens punon që në vitin 2001 në redaksinë e Frankfurter Allgemage Zeitung. Ai ka qenë korrespondent në Beograd në vitin 2002 duke mbuluar Evropën Juglindore. Nga viti 2009 deri në 2018 ai ishte gjithashtu përgjegjës për Turqinë dhe raportoi nga Stambolli dhe prej 2015 nga Athina. Që nga viti 2019, ai ka raportuar për Evropën Juglindore nga Vjena.