Gjashtë minuta errësirë në mes të ditës, ja kur do të ndodhë Eklipsi

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të mbeten në heshtje nën një muzg gjashtëminutësh në mes të ditës.
Ky nuk është një skenar fantastiko-shkencor, por eklipsi më i madh total diellor i shekullit të 21-të. Dhe ky moment vjen më 2 gusht 2027. Është fenomeni për të cilin astronomët, profesionistët po përgatiten me ankth, duke e ditur se nuk do të përsëritet në kushte kaq ideale vetëm në vitin 2114.
Eklipsi i 2 gushtit 2027 nuk është thjesht një eklips total. Falë një shtrirjeje të rrallë gjeometrike, kohëzgjatja e eklipsit total diellor do të arrijë 6 minuta e 23 sekonda, më i gjati mbi tokë që nga viti 1991.
Hija e Hënës do të udhëtojë mbi 15,000 kilometra, duke filluar nga Oqeani Atlantik, duke kaluar Mesdheun, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore, përpara se të zhduket në thellësitë e Oqeanit Indian.
Ku do të jetë i dukshëm fenomeni?
E ashtuquajtura “vijë qendrore” e tërësisë do të ofrojë kushte mbresëlënëse vëzhgimi në shumë vende:
Spanja (Cadiz, Malaga) dhe Maroku (Tangier, Tetouan) do të shohin më shumë se 4 minuta eklips total.
Libia dhe Bengazi, me një kohëzgjatje deri në 5 minuta.
Egjipti, ku fenomeni arrin kulmin: në shkretëtirë, vetëm 40 km në juglindje të Luksorit, eklipsi arrin kohëzgjatjen e tij maksimale: 6 minuta e 23 sekonda errësirë të plotë.
Nga aty, hija do të vazhdojë drejt Detit të Kuq, Arabisë Saudite (Xheda, Mekë), Jemenit, Somalisë dhe së fundmi mbi ujërat e Oqeanit Indian. Jashtë zonës së totalitetit, një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm nga pothuajse e gjithë Evropa, Afrika Veriore dhe Lindore dhe pjesa më e madhe e Azisë Perëndimore.











