Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGJKKO urdhëron sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit

GJKKO urdhëron sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar të gjitha pasuritë e Jamarbër Malltezit, pas arrestimit nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë teksa ai kthehej nga një vend i BE-së. Bashkë me Malltezin ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronar dhe ndërtues në ish-kompleksin ‘Partizani’.

Dosja që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME