Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezin

Policia arreston në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezin

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Malltezi është kapur në momentin që ka mbërritur në aeroport, ndërkohë mësohet se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME