Në media sot po shkruhet se Grida Duma do të lërë mandatin si deputete e PD-së, për t’u bërë moderatore në ekranin e ”Top Channel”.
Sipas gazetës ”Tema”, fjala është për një emision politik në ”prime-time”, vend i lënë bosh nga Sokol Balla.
Deputetja demokrate do të nisë një emision të sajin dhe do shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënë dhe të enjte.