Sekretarja Organizative e Partisë së Lirisë, Elona Guri ka publikuar një mesazh nga një banor I njësisë 5-së në Tiranë.
Guri ka denoncuar veprimet e kryebashkiakut Veliaj i cili po shpërndan ushqime në masë te banorët, edhe pse një skemë e tillë mbështetje nuk ekziston.
Sipas informacioeve që Guri disponon kjo po bëhet si pasojë e frikës së Veliajt për të fituar popullaritet te njerëzit dhe me shpresën e një rikandidimi të tretë për Tiranën
Postimi I Gurit:
Molto qershie, Bravo portokall, etj., kjo është “shporta” që Erion Veliaj po përdor për të rifituar kandidimin e PS për Tiranën.
Të dashur miq,
Para disa ditësh një banor i njësisë 5 në Tiranë kontaktohet nga, siç kishte deklaruar telefonuesi, Partia Socialiste. Ditën e sotme, dikush kishte mbirë në derë, e i kishte dorëzuar këto ushqime, nga Bashkia Tiranë.
A e dini gjë që Bashkia Tiranë ka miratuar një fond për shpërndarje ushqimesh tek banorët e qytetit?
Në fakt nuk ekziston një skemë e tillë mbështetëse nga Erion Veliaj për familjet në nevojë.
Por, sipas llafeve në koridoret e pushtetit, i gjati po zhvillon sondazhe për emrin që qeveria do të vendosi përballë Belind Këlliçit në Tiranë, dhe Erion Veliaj me ç’thonë, si ka punët mirë.
Kryebashkiaku i kullave të betonit dhe numrit rekord të lejeve të ndërtimit, paska rënë tek niveli i shpërndarjes së moltove që shefi i tij ta rikandidojë…
Të paktën lekët që keni bëjini ushqime për njerëzit në nevojë, se personi që keni shkuar sot, votën s’ua jep.