Princ Harry pranoi në një dëshmi të re gjyqësore se thashethemet se James Hewitt është babai i tij i vërtetë – jo Mbreti Charles III – i ka shkaktuar atij dhimbje të madhe gjatë viteve.
Duka i Sussex ka paditur Mirror Group Newspaper Limited për përdorimin e metodave joetike, si hakerimi i telefonit, për të marrë informacione rreth tij gjatë viteve. Ai sulmoi publikimet e grupit në një deklaratë me shkrim të marrë nga New York Times të martën për thashethemet e atësisë në disa artikuj.
“Në atë kohë, kur isha 18 vjeç dhe kisha humbur nënën time [Princeshën Diana] vetëm gjashtë vjet më parë, histori të tilla si kjo më dukeshin shumë të dëmshme dhe shumë reale,” tha Harry, duke iu referuar një artikulli të The People me titull: Komplot për të grabitur ADN-në e Harrit”, botuar më 15 dhjetor 2002.
“Ata ishin lëndues, të poshtër dhe mizorë”, shtoi princi. “Gjithmonë kam mbetur duke vënë në dyshim motivet pas historive. A ishin të prirura gazetat të vendosnin dyshime në mendjet e publikut në mënyrë që unë të përjashtohesha nga Familja Mbretërore? Në kohën e këtij artikulli dhe të tjerëve të ngjashëm me të, nuk isha në të vërtetë në dijeni se nëna ime nuk e kishte takuar Hewitt deri pasi linda unë”, shkroi Harry. “Afati kohor është diçka për të cilën mësova vetëm rreth vitit 2014.”
Filantropisti tregoi gjithashtu se një çështje tjetër që lidhej me artikullin në fjalë që ishte “shqetësuese ” ishte fakti se një “burim mbretëror ” po i siguronte një gazetari detajet se si do të kryhej ky komplot i supozuar i atësisë. Mirror Group Newspaper Limited ka mohuar çdo keqbërje, por ka kërkuar falje në maj, duke thënë, “MGN kërkon falje për të gjitha rastet e tilla dhe siguron pretenduesit se një sjellje e tillë nuk do të përsëritet kurrë.”