Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAkuza: “UEFA ka kërcënuar Juventus për Super League, ka prova”

Akuza: “UEFA ka kërcënuar Juventus për Super League, ka prova”

Pas hapit prapa të Juventus në Super League, nga Spanja mbërrijnë të dhëna të reja që rrisin tensionin dhe hedhin më shumë benzinë në zjarr. Sipas raporteve të AS, letra e klubit bardhezi drejtuar Barçës dhe Real në lidhje me braktisjen e mundshme të projektit ka një shkak. Në fakt, ky veprim ka ardhur pas presionit shumë të fortë nga UEFA. “Super League dhe A22 do të ndërmarrin veprime në gjykatë kundër asaj që ata e konsiderojnë abuzim ndaj një prej anëtarëve të saj. Juventus u urdhërua nga UEFA të flasë për braktisjen e projektit nën kërcënime dhe detyrime”, pretendon gazeta iberike. Ata citojnë burime të A22 Sports Menagement: “Ka prova të pakundërshtueshme dhe të pangatërrueshme, që do të paraqiten para gjyqtarit të Gjykatës Provinciale të Madridit dhe Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian”.

AKUZAT NDAJ UEFA-s

E kjo nuk është e gjitha, pavarësisht mohimit të Juventus në deklaratën e tij zyrtare për shtyp. I njëjti burim i A22, shoqëria që promovon Super League, i ka cilësuar si të “papranueshme” presionet ndaj të cilave i është nënshtruar Juventus. Ata specifikojnë se bardhezinjtë do të rrezikonin “të përjashtoheshin nga garat europiane për tre vjet nëse nuk deklaronin qëllimin e tyre për të braktisur projektin e Super League”.

Një akuzë shumë e rëndë për UEFA-n, e cila tashmë rrezikon të zvarritet në gjyq nga klubet themeluese. “Super League dhe A22 kanë besim se Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, një institucion që meriton respektin maksimal, do të zgjidhë procedure. Në mënyrë që ekipet evropiane dhe futbolli në përgjithësi të mund të punojnë në paqe dhe liri”, përfundon AS. E përditshmja spanjolle, sqaron sërish pozicionin e klubeve themeluese, duke lënë të kuptohet për beteja të reja ligjore mbi çështjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME