Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIlir Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat e pabesa të vendit

Ilir Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat e pabesa të vendit

Në një konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta tha se institucioni i kreut të shtetit, deri më 24 korrit “do jetë një kështjellë. Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi”.

Pyetje: A ndjeni një merak apo shqetësim që edhe këtë institucion që ju e keni thënë shpesh se është kështjella e vetme e pavarur, pas 24 korrikut do ta ketë mazhoranca?

Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë e cila ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi.

Por në momentet më kritike të këtij vendi i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.

Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse.

Përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata aktorë që unë i kam përmendur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, kam qenë i qartë që në 26 prill se çfarë do ndodhte me këtë institucion.

Do thoni ju pse nuk je larguar që në atë moment? Se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën.

Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi, për mua është me rëndësi të kryej me përgjegjshmëri maksimale këtë detyrë deri në 24 korrik.

Pastaj përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese.

Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët, në raport me opinionin publik. Do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës, siç e kam treguar dhe në këtë detyrë, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME