Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËNjë kombinim i latines më të bukur që pak femra do ta...

Një kombinim i latines më të bukur që pak femra do ta bënin

A është ky edicioni më i mirë i aktores Jessica Alba?

Jessica Alba (41) po rikthehet pas disa vitesh mungesë në botën e filmit me një titull të ri që ka regjistruar për kompaninë e produksionit Netflix.

Sipërmarrësja e suksesshme që themeloi disa vite më parë markën “Honest”, e cila prodhon produkte “clean2” për pastrimin e shtëpisë, por edhe produkte kujdesin e fytyrës dhe grimin”, është shfaqur në rrugët e Nju-Jorkut në një kombinim magjepsës që pak femra do të mund të arrinin ta bënin.

Latinia e bukur ka veshur një fund midi okër prej lëkure, të cilin e ka shoqëruar me një bluzë interaktive pa mëngë mëndafshi në ngjyrë të zezë dhe bezhë, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu kishte mbathur sandale të mbyllura prej lëkure okër dhe në duar mbante një çantë të vogël të së njëjtës ngjyrë.

Flokët e Jessica Alba-s janë gjithmonë një histori më vete dhe kjo është arsyeja pse për këtë aktore bukuroshe dhe nënë të tre fëmijëve, çdo model flokësh i rri për mrekulli.

Bobi i gjatë që ajo mbështolli me valë të buta vetëm e ngriti të gjithë këtë stil në një nivel më të lartë.

Grimi, si zakonisht është në anën natyrale, ndonëse Jessica nuk ndjek trendet, por i qëndron motos “më pak është më shumë”, që është, e vetmja mënyrë e duhur.

Si ju duket ky edicion i aktores bukuroshe? 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME