Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIInstagrami do të verifikojë moshën e përdoruesve

Instagrami do të verifikojë moshën e përdoruesve

Instagram po eksploron mënyra të reja që adoleshentët të verifikojnë moshën e tyre dhe të respektojnë rregullat e platformës.
Aplikacioni po teston video selfie me softuerin e analizës së fytyrës si një metodë e re e verifikimit të moshës. Disa përdorues në Instagram përpiqen ta anashkalojnë rregullin e moshës mbi 13 vjeç, duke modifikuar datën e lindjes për t’i bërë ata të duken mbi 18 vjeç.

Por adoleshentëve do t’u jepen tani tre mënyra për të verifikuar moshën: të ngarkojnë ID-në, t’u kërkojnë tre përdoruesve të rritur ta konfirmojnë moshën e tyre ose të bëjnë një video selfie.

Meta thotë se shpreson se metodat e reja do të sigurojnë që adoleshentët të kenë një “përvojë të përshtatshme për moshën” në Instagram.

Gjiganti i teknologjisë është përballur më parë me kritika për sigurinë e adoleshentëve dhe fëmijëve në platformat e tij.

Prindërve dhe kujdestarëve të përdoruesve adoleshentë të Instagramit iu dhanë mjete shtesë për të mbikëqyrur përvojën e fëmijës së tyre në Instagram në fillim të këtij muaji. Ata tani mund të vendosin kufij kohorë dhe të shikojnë detajet e çdo raportimi që fëmija i tyre bën në platformë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME