Studiuesit e Universitetit të Leeds-it kanë zbuluar arsyen se përse çokollata na shijon kaq shumë. Shkencëtarët kanë analizuar procesin që ndodh në trupat tanë kur hamë çokollatë dhe fokusi është vendosur më shumë në teksturën e saj sesa në shije.
Sipas tyre, linjat e trasha në brendësi të çokollatës ndihmojnë që ajo të jetë e butë dhe e shijshme. Kur çokollata futet në gojë, sipërfaqja e ëmbëlsirës lëshon një shtresë yndyrore që e bën atë të lëmuar dhe të shijshme për receptorët tanë.
Dr. Siavash Soltanahmadi, i cili drejtoi studimin, shpreson se ky zbulim do të çojë në zhvillimin e një “gjenerate” të re çokollatash më të shëndetshme.
“Studimi ynë krijon mundësinë që prodhuesit të krijojnë në mënyrë inteligjente çokollatë të zezë me një sasi të yndyrës të reduktuar,” u shpreh ai.