KULTURË

Ja çfarë thotë gruaja e Bud Spencer

“Ai nuk ishte burri që të nxirrte për dreka-darka apo që të dhuronte trëndafila. Për shembull muaji ynë i mjaltit zgjati vetëm tre ditë.

Unë nuk kam pasur gra rivale gjatë jetës me të, por ‘motorë’. Ata ishin rivalët e mi. Ai ishte i çmendur pas motorëve. Carlo ishte një njeri i mirë.

E shijoi jetën e tij në maksimum. Kam letra nga fansat e tij që më bëjnë të qaj. Aq të bukura janë! Janë fansa që i thonë: ‘Ti na ke dhuruar paqen mendore.

Na dhe gëzimin për të parë me fëmijët tanë filmat që dikur i pamë me baballarët’”.

Këto janë fjalët e Maria Amato, teksa kujtonte bashkëshortin e saj Bud Spencer, aktorin aq të dashur për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button