Nëse e filloni ditën në mëngjes me një gotë ujë të ngrohtë me limon, do të fitoni efekte të shumta pozitive në organizëm dhe shëndetin e përgjithshëm.
Forcon imunitetin
Agrumet, të cilat përfshijnë edhe limonin, janë të pasura me vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon në luftimin e ftohjes, kurse acidi askorbik ndihmon absorbimin më të mirë të hekurit i cili luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar.
Detoksifikon organizmin
Limonada është një diuretik natyror, që do të thotë se ndihmon trupin për të nxjerrë lëngjet dhe toksinat. Acidi citrik gjithashtu rrit numrin e enzimave të cilat stimulojnë mëlçinë.
Ndihmon tretjen
Jo vetëm që uji i ngrohtë stimulon sistemin e tretjes, por limoni stimulon dhe pastron edhe mëlçinë. Gjithashtu, limoni ndihmon acidin e stomakut për të tretur më mirë ushqimin.
Alkalizon organizmin
Nëse trupi juaj është në pH çekuilibër kronik, keni më shumë shanse për t’u sëmurë. Edhe pse limoni është i tharrptë, ai në trup shëndrrohet në bazë dhe e alkalizon atë, dhe kështu e bën të lehtë dhe të shpejtë balancimin e pH të organizmit tuaj. veçanërisht nëse ushqimi juaj është i pasur me mish dhe produkte të qumështit.
Jep energji
Shumë prej tyre pohojnë se uji i ngrohtë me limon, pas disa ditësh të konsumit të rregullt, i zgjon më mirë se kafeja. Kombinimi i ujit me limon ndihmon në hidratimin dhe oksigjenimin e gjakut, për këtë pastaj ndjeheni fantastik.
Mban lëkurën të bukur
Për shkak të dehidratimit kronik, lëkura mund të duket e lodhur dhe e përhimtë. Vitamina C luan rolin kryesorë në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, kurse antioksidantët luftojnë plakjen.