Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLERita Ora flet për Kosovën dhe si kapi majat

Rita Ora flet për Kosovën dhe si kapi majat

Rita Ora kujdeset gjithmonë që t’i tregojë botës me krenari për vendin e  origjinës dhe rrënjët e saj.

Siç ka bërë edhe në një intervistë të re me “Big Issue” ku rrëfeu emigrimin për në Mbretërinë e Bashkuar

“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam qenë në skenë për më shumë se 10 vjet tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim”.- ka nisur rrëfimin ajo.

Më pas, Rita u ndal te ‘perceptimi i njerëzve për një vajzë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe të qenit refugjat në Mbretërinë e Bashkuar e realizimi i ëndrrave’.

Rita vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

“Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulem këtu dhe të flisja. Dhe mbi të gjitha, të bëja muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë. Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Por duhet të mbani mend se ka shumë njerëz që mund të dëgjoni ose që shikoni në televizion që janë emigrantë”, tha mes tjerash Ora.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME