Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta konsumojmë që nga ajo të marrim atë që është më e shëndetshme.
Akoma nuk është krejt e qartë se si pjesët përbërëse të hudhrës ndikojnë në organizëm, mirëpo hudhra vërtet ndikon si antibiotik, mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjet antikancerogjen dhe kundër inflamacionit, shkatërron kërpudhat dhe disa viruse.
Kështu duhet të hahet hudhra:
Para se ta konsumoni patjetër duhet ta ndrydhni në mënyrë që të shkaktoni reaksionin e enzimave nga të cilat krijohet alicina.
Çdo ditë do të duhej të hani së paku tre thelpinj hudhre.
Është më mirë ta konsumoni të freskët.
Nëse e përpunoni në mënyrë termike, bëjeni por shkurt – jo më gjatë se 10 minuta.
Shumica e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që ajo është pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur i cili i jep cilësitë shëruese.
Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit, kokrrave të kafes apo të maraqit (Foeniculum vulgare).