Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Itali, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka ftuar tifozët që të mbështesin skuadrën në “Ennio Tardini”.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri-Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja.
Kjo nuk është miqësorja e vetme për muajin mars, pasi 3 ditë më vonë luajmë ndaj Suedisë.