Nga Petrit Vasili – Ne 14 maj ka vetem nje zgjedhje, ka vetem nje alternative, ka vetem nje program, ka vetem nje votim, qe jane Kryetaret e ardhshem te Bashke Fitojme.
Perballe Kandidateve dinjitoze te Opozites, te zgjedhur nga qytetaret permes Primareve, jane ca drejtore servile, puthadore dhe kepucelepires te Rames.
Zgjedhja eshte nje e vetme, e qarte dhe shume e thjeshte!
Do votohet Belind Kellici dhe jo hajduti i inceneratoreve dhe hipokriti i peshtire Veliaj, qe fshihet pas brekusheve te Rames.
Do votohet Igli Cara dhe jo Sako, qe shkaterroi me urdher te Rames qytetin, Portin, bregdetin por edhe pasurite mijra vjecare te Durresit.
Do votohet Luciano Boci dhe jo Llatja qe me vendimet e Edi Rames grabiti Elbasanin me inceneratore qe s’punojne dhe plehra qe digjen.
Do votohet Bardh Spahia dhe jo Beci i Rames se korrupsionit ngado qe ka vajtur ne energji e FSHZH.
Kepucelepiresit, qe falimentuan Bashkite e qytetareve, Rama i kandidoi 75% te tyre se 25% te tjere i ka ose ne burg, ose te larguar per korrupsion ose per rekorde kriminale dhe me nga dhjete emra seicili.
Kepucelepiresit dhe Rama nuk ndahen dot se kane grabitur bashke dhe jane bashkfajtore dhe bashkpergjegjes per grabitjen e qindra milion euro me tendera, per falimentimin e ujesjellsave dhe per mijra patronazhiste parazite, qe kane mbushur bashkite.
Kepucelepiresit e Rames do te flaken nga Bashkite, qe me urdher te Rames, si vegla qorre te tij, i plaçkiten pa meshire, qe vodhen dhe i varferuan qytetaret pa kursyer as vjedhjen per termetin, pandemine dhe inceneratoret.
Ka pra vetem e vetem nje zgjedhje.
Zgjedhja eshte vetem Bashke Fitojme.
Te shpetojme qytetet tona nga pandemia rilindase e kepucelepirsve te Rames!