Një katastrofë e vërtetë mjedisore është regjistruar në fshatin Mizë të Bashkisë Divjake.
Autoritetet veterinare të qarkut Fier dhe autoritetet vendore mbajnë të fshehur ngordhjen masive të mbi 5 mije krerëve rosa, 250 pata dhe një numër i konsiderueshëm pulash pëllumbash e shpendë të tjerë.
Administratori i fermës Ardjan Bakiu ka konstatuar ngordhjen masive në datën 3 të muajit qershor dhe ka njoftuar shërbimi veterinar të bashkisë që janë përgjigjur duke verifikuar situatën brenda një kohë të shkurtër. Pasi kanë marë mostrat veterinare e Divjakes i kanë çuar zyrtarisht në laboratorin e institutit të veterinarisë në Tiranë të cilët ende nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare.
Vetëm gjatë ditës së sotme një grup pune i drejtorisë rajonale Fier e Vlorë kanë zhvarrosur shpendët e groposura dhe i kanë rivarrosur dhe kanë shpallur fermën zone karantinë pas me shumë se dy javësh.
Pronari Ardjan Bakiu kërkon që të zbatohen rregullat veterinare për të nxjerrë rezultatin e ngordhjeve dhe institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të rimbursuar shpenzimet e kryera pasi është në faliment dhe detyrohet të braktisi fermën e të shkojë në emigracion.
Në këtë fermë mbareshtrihet dhe peshku që fatmirësisht nuk ka pësuar asgjë nga kjo situate.syri