Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKatasrofa mjedisore në Divjakë, ngordhin afro 5 mijë shpendë

Katasrofa mjedisore në Divjakë, ngordhin afro 5 mijë shpendë

Një katastrofë e vërtetë mjedisore është regjistruar në fshatin Mizë të Bashkisë Divjake.

Autoritetet veterinare të qarkut Fier dhe autoritetet vendore mbajnë të fshehur ngordhjen masive të mbi 5 mije krerëve rosa, 250 pata dhe një numër i konsiderueshëm pulash pëllumbash e shpendë të tjerë.

Administratori i fermës Ardjan Bakiu ka konstatuar ngordhjen masive në datën 3 të muajit qershor dhe ka njoftuar shërbimi veterinar të bashkisë që janë përgjigjur duke verifikuar situatën brenda një kohë të shkurtër. Pasi kanë marë mostrat veterinare e Divjakes i kanë çuar zyrtarisht në laboratorin e institutit të veterinarisë në Tiranë të cilët ende nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare.

Vetëm gjatë ditës së sotme një grup pune i drejtorisë rajonale Fier e Vlorë  kanë zhvarrosur shpendët  e groposura dhe i kanë rivarrosur dhe kanë shpallur fermën zone karantinë pas me shumë se dy javësh.

Pronari Ardjan Bakiu kërkon që të zbatohen rregullat veterinare për të nxjerrë rezultatin e ngordhjeve dhe institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të rimbursuar shpenzimet e kryera pasi është në faliment dhe detyrohet të braktisi fermën e të shkojë në emigracion.

Në këtë fermë mbareshtrihet dhe peshku që fatmirësisht nuk ka pësuar asgjë nga kjo situate.syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME