AKTUALITETTOP-NEWS

Katër të plagosur dhe një viktimë/ Zbardhet dinamika e aksidentit në Levan.

Fier – Zbardhet dinamika e aksidentit në nënkalimin e Levanit ku u plagosën 4 persona dhr pati një viktimë

Në autonjetin tip Skoda Fabia udhëtonte viktima Luftar Braçja me bashkëshorten. Braçja është shqiptar me pasaportë italiane pasi eshte emigrant i rregullt në Itali. Çifti ishin banorë të Peqinit, pohon zyrtarisht policia e Fireit.

Në automjetin tip Volzvagen Passst udhëtonin 3 persona. Drejtuesi i mjetit ka qënë Ilir Pujo. Që të tre janë familjarë dhe banues në Don Bosko në Tiranë.

Burime nga policia pohojnë se mjeti Skoda Fabia ka ardhur nga nën kalimi i Levanit ne sens qarkullimi për në Vlorë. Sapo ka kaluar nën kalimin dhe është futur në rotondo nga pas është goditur nga mjeti Volzvagen Passat i cili ka dal nga bypassi Mbrostar – Levan e ka marr rotobdon për të hyrë nën nënkalim për drejtim autostradën Levan – Tepelenë. Duke qënë me shpejtësi tej normave të qarkullimit rrugor ka goditur nga pas mjetin Skoda çka i shkaktoi vdekjen drejtuesit të mjetit dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Në mjetin Volz Passat drejtuesi i mjetit pësoi infrakt ndërsa dy të tjerlt që ishin në makinë me të u plagosën.

Në spitalin rajonal Fier drejtuesi i mjetit Passat dhe gruaja e viktimës janë më rëndë për gjëndjen shëndetësore ndërsa dy të plagosurit në mjetitn Passat janë jasht rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button