Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Lushnje.
Për pasojë dyshohet një është plagosur.
Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje dhe as identiteti i personave të përfshirë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është plagosur motra e Kastriot Hasalla
Ngjarja ka ndodhur tek pishat kur shkon për në Ballagat. Ngjarja është rrjedhoje e vrasjes së dy viteve më parë për tokën në Gardenjas.
Policia
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.