Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlet vllai i të plagosurës/ Ishim në gjyq me autorin, në kthim...

Flet vllai i të plagosurës/ Ishim në gjyq me autorin, në kthim qëlloi mbi motrën (foto e vidio)

Lushnje – Të shtëna me armë janë regjistruar sot në fshatin Ballagat të Lushnjes.

Raportohet se një grua 60 vjeçare e identifikuar si Bajame Senej është plagosur. Ajo mësohet se është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga burime prej vendit të ngjarjes mësohet se sot ka qënë një seancë gjyqësore mes dy familjeve npër problem pronësie toke. Teksa ka mbaruar seanca dhe palët janë nisur për në banesat e tyre në fshat autori i dyshuar Armand Hasalla u ka zënë pritë dhe ka qëlluat me armë zjarri duke plagosur 60 vjeçaren Bajame Senej.

Shikoni vidion se çfarë flet për ngjarjen vëllai i të plagosurës

Policia

Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarje

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME