Kur themi ‘gruaja më seksi në botë’ shumë prej jush mendojnë format perfekte, me peshë dhe gjatësi ideale. Por në këtë rast kemi format përfekte në një mënyrë që është larg ‘standardeve’ të krijuara, por afër më një ndërgjegjësim për ta dashuruar trupin në çdo formë.
Ashley Graham, një modele 35-vjeçare, është shpallur “Gruaja më seksi në botë” nga revista Maxim për edicionin e tyre “Hot 100” në maj/qershor 2023. Kjo nuk është hera e parë që Graham është në kopertinën e Maxim, por ajo po feston arritjet e fundit, duke përfshirë dhe të qenit nënë e tre fëmijëve.
Në një intervistë me Maxim, Graham foli për ndikimin e mëmësisë në dëshirën edhe udhëtimin e saj rreth body positivity.
“Të pasurit fëmijë më ka dhënë më shumë dëshirë,” tha ajo. “Të bën të kujtosh se ‘të qenit hot’ është në shumë skenarë dhe vjen në të gjitha format dhe madhësitë.”
Graham ka qenë një ‘avokate’ e zëshme për pozitivitetin e trupit gjatë gjithë karrierës, duke përdorur platformën e saj për të promovuar pranimin e të gjitha llojeve të trupit dhe ka reflektuar mbi disa prej arritjeve më të mëdha të karrierës së saj, duke përfshirë dhënien e një TED Talk dhe krijimin e një Barbie në ngjashmërinë e saj.
Ajo beson se përqafimi i diversitetit duhet të jetë i lehtë dhe se bisedat rreth formës së trupit, madhësisë, gjinisë, përkatësisë etnike dhe moshës nuk duhet të jenë negative apo pozitive.
“Trupat tanë janë gjithmonë në ndryshim dhe zhvillim. Unë kam përdorur trupin tim si një mjet për të qenë në gjendje të flas për këto ndjenja,” tha ajo.
Ajo dëshiron të ndryshojë industrinë e modës.
Në shumë mënyra e shikoj veten si një vajzë normale nga Nebraska, e cila thjesht ka shumë ambicie, kështu që pse të mos e ndryshojmë botën së bashku?” tha ajo.