Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGasperini mposht Romën e futet në garën Champions, dëmtohet Gjimshiti (vidio)

Gasperini mposht Romën e futet në garën Champions, dëmtohet Gjimshiti (vidio)

Atalanta mundi Romën 3-1 në ndeshjen e javës së 31 të Serie A për t’u rikthyer me shpejtësi në një garë për në Champions League.

Në stadiumin Gewiss, zikaltrit e Gasperini zhbllokuan ndeshjen me Pasalic në minutën e 39′. Një goditje me të majtën e kroatit që befasoi Rui Patricio, pas një asist të Zapata. Ndeshja u ndez në fund. Në minutën e 74′ Toloi dyfishoi rezultatin në zhvillimet e një goditje këndi.

Roma u përgjigj me Pellegrini, që rihapi ndeshjen në minutën e 83′, me asist të Belotti. Por shpresa mbajti vetëm 46 sekonda, sepse një gafë e Rui Patricio i hapi portën Koopmeiners, që shënoi golin e tretë. Nota e vetme negative për teknikun Gasperini është dëmtimi i Gjimshitit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare doli nga fusha në minutën e 74′, i zëvendësuar nga Palomino.

Atalanta është rikthyer kështu në garë për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Vendimtare fitorja 3-1 ndaj Romës, duke i prishur gëzimin për pankinën e njëqindtë verdhekuqe të José Mourinho.

Sukses i merituar i Hyjneshës që shënoi me Pasalic, Toloi dhe Koopmeiners. Goli i provizorit 2-1 i Pellegrinit ishte i padobishëm, pasi nuk ringjalli dot një skuadër të lodhur pas kohëve shtesë në Europa League të enjten kundër Feyenoord. Për më tepër Mourinho duhet të luftojë edhe me shumë dëmtime, pasi edhe Dybala e Llorente u dëmtuan në ndeshjen në Bergamo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME