AKTUALITET

“Krishti u Ngjallë”, besimtarët ortodoks të Fierit festojnë Pashkët.

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në Fier , mesnata solli lajmin e gezuar se “Krishti u Ngjall” e bashkë me të u ngjall edhe shpresa.

Ceremonia e Pashkës u kremtua ne kishën e Shën Gjergjit, ndërkohë që mesha u ndoq nga qindra besimtarë rë cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të kishés duke u lutur në një ndër ditët më te rëndësishme të kalendarit të krishterë , për më shumë paqe , harmoni e begati.

Besimtarét fillimisht morën pjesë né meshën e ringjalljes së Krishtit që pasoi me lutjen e tradités sipas liturgjisë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar té gjitha ritet e kësaj feste.

Me pas besimtarët ortodoksë morën dritë nga Drita e Zotit , duke ndezur qirinj nga Mitropoliti i Aplonisé dhe Fierit , Imzot Nikolla Hysi, i cili në fjalën e rij theksoi se ngjallja e Krishtit është një premtim se fitorja finale i pérket të mirés dhe jo së keqes.

Teksa fishekzjarret ndriçuan qiellin në mesnatë, besimtarët ortodoksë sipas traditës morën qirinjtë e ndezur né kishë e më pas iu janë drejtuar shtëpive të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button