Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është paraqitur sot në SPAK. Jorgo Goro ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme, por nuk dihen ende arsyet pse është thirrur nga SPAK.
Kujtojmë se Goro mbetet në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës, Fredi Beleri, ndodhet pas hekurave për akuza për korrupsion zgjedhor dhe nuk i është dhënë leje për të bërë betimin.