Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë.
Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit.
Ai ka pasur një magnitudë relativisht të ulët, 2.6 e shkallës Rihter.
Megjithatë banorët thanë se e kanë ndier lëkundjen. Kjo pasi goditja ka pasur një thellësi mjaft të ulet, vetëm 1 km nga sipërfaqja e tokës.
Nuk raportohen dëme apo të lënduar. Vetëm shqetësimi që ka krijuar tek banorët dhe turistët e shumtë që po festojnë krishtlindjen atje. ©LAPSI.al